Aktualitet

Po kryenin punime në një pallat në të cilin ishin pezulluar punimet, arrestohet administratori dhe 2 punonjës

Në kërkim është shpallur Artur Haxhi, pronari i firmës së ndërtimit që po punonte në objektin 4-katësh.

20 Shkurt 2023, 12:26 Nga A.B
Po kryenin punime në një pallat në të cilin ishin pezulluar
Pallati

VLORË- Polocoa ka vijuar kontrollet për të ndaluar punimet pa leje. Kështu, në Vlorë, në zonën e 'Ujit të ftohtë' është evidentuar një rast i punimeve të ndërtimit në një objekt 4-katësh, në të cilin ishin pezulluar punimet. Policia bëri arrestimin e administratorit të firmës, Ledio Fishekut dhe të dy punonjësve, Përparim Mehmetaj dhe Brahim Tozaj. Në kërkim është shpallur Artur Haxhi, pronari i firmës së ndërtimit që po punonte në objektin 4-katësh.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndërtimet e paligjshme, Policia vijon kontrollet në territorin e qarkut. U kapën në flagrancë duke kryer punime në një objekt në të cilin ishin pezulluar punimet, vihen në pranga 3 shtetas (administratori dhe 2 punonjës të firmës së ndërtimit). Shpallet në kërkim pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh. Në zbatim të planit të veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen “Uji i ftohtë”, kanë evidentuar një rast të punimeve të ndërtimit, në një objekt në të cilin organet kompetente kishin pezulluar punimet.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. F., 41 vjeç, administrator i firmës së ndërtimit që po kryente punimet; P. M., 46 vjeç dhe B. T., 19 vjeç, të dy punëtorë të kësaj firme ndërtimi.

Gjatë kontrollit të territorit nga Policia, këta shtetas janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në një objekt 4-katësh, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në kundërshtim me vendimin e autoriteteve kompentente, të cilat kishin pezulluar punimet në këtë objekt. Pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh, shtetasi A. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

vlore ledio fisheku perparim mehmetaj brahim tozaj

Sondazh

Poll