Sport

AKSIDENTI! Sulmuesi Abraham përfundon në spital, për të qepur plagën në sy…

Pasi mori mjekimin e parë në fushën e Olimpicos, numri 9 i ‘verdhekuqve’ u transportua për në spital, pasi kishte nevojë për një ndihmë më të specializuar

20 Shkurt 2023, 07:19 Nga DOSJA

AKSIDENTI! Sulmuesi Abraham përfundon në spital, për të

ITALI - Ndeshja dhe Tommy Abraham kundër Veronës, zgjati vetëm një çerek ore, kjo pasi sulmuesi i Romës mbeti i dëmtuar në fytyrë pas një dyluftimi në ajër. Ai u detyrua të dilte nga fusha, pas përplasjeje të rastësishme me shokun e skuadrës Gianluca Mancini, e cila i shkaktoi një plagë të rëndë në sy, në nivelin e qepallës. 

Pasi mori mjekimin e parë në fushën e Olimpicos, numri 9 i ‘verdhekuqve’ u transportua për në spital, pasi kishte nevojë për një ndihmë më të specializuar. Atje, ai menjëherë iu nënshtrua një operacioni: qepje të qepallës në sy, për të mbyllur plagën. 

AKSIDENTI! Sulmuesi Abraham përfundon në spital, për të

Sulmuesi anglez ka pësuar një dëmtim në qepallën e poshtme të majtë, e cila ka kërkuar ndërhyrje kirurgjikale me vendosjen e 6 qepjeve. Operacioni është kryer nga doktoresha Regina Fortunato, kirurge estetike dhe nga doktoresha Emilia Cantera, okuliste, e cila është kujdesur edhe për ekzaminimin postoperativ okulistik (duke përjashtuar lëndimet e syrit).

Abrahami, i cili është në dyshim për sfidën kundër Salzburgut, ka mundur të shkruajë në Instagram: "Faleminderit për mesazhet. Do të jem mirë." Gjithsesi, ekzaminimet e sotme mjekësore do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit, por edhe të rikthimit në fushën e futbollit.

AKSIDENTI! Sulmuesi Abraham përfundon në spital, për të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll