Sport

VIDEO/ Për t’u duartrokitur: arbitri e lejoi Kudus të nderonte bashkatdhetarin e tij, Atsu, që humbi jetën në tërmetin e Turqisë

“Ka rregulla, por kjo është më shumë se futbolli. Arbitri më tha që rregullat nuk e lejonin, por ai e kuptonte situatën”.

19 Shkurt 2023, 22:31 Nga DOSJA

VIDEO/ Për t’u duartrokitur: arbitri e lejoi Kudus të nderonte

HOLANDE - Ndeshja mes Ajax-it dhe Sparta Roterdamit, për Eredivisie, e fituar nga vendasit me rezultatin 4-0, u shënua nga nderimi i Mohamed Kudus për Christian Atsu. 

Në festimin e golit të katërt, mesfushori ganez i Ajax-it hoqi fanelën dhe poshtë saj kishte shkruar një homazh për ish-lojtarin e FC Porto dhe Rio Ave, i cili vdiq në tërmetin brutal që më 6 shkurt goditi Turqinë dhe Sirinë.

Zakonisht, gjyqtarët i këshillojnë lojtarët për heqjen e fanelave në festime, por këtë herë nuk ishte kështu, me Pol van Boekel, që tregoi simpati për situatën.

“Ka rregulla, por kjo është më shumë se futbolli. Arbitri më tha që rregullat nuk e lejonin, por ai e kuptonte situatën. Meriton respektin tim”,- tha Kudus në fund të lojës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll