Sport

Rezidenca e Cristiano Ronaldos në Manchester, del në shitje… ja sa kushton

Një rezidencë autentike, e cila ka shtatë dhoma gjumi, gjashtë banja, një palestër të teknologjisë së lartë, pishinë, xhakuzi, një dhomë kinemaje dhe madje edhe një oborr padel.

19 Shkurt 2023, 22:15 Nga DOSJA

Rezidenca e Cristiano Ronaldos në Manchester, del në shitje… ja

ANGLI - Nëntorin e kaluar, Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United për të garuar në Kupën e Botës 2022 dhe… nuk u kthye më. Ai tani ndodhet në Arabinë Saudite, duke përfaqësuar Al Nassr-in, ndaj tani ka nxjerrë në shitje shtëpinë ku jetonte në Angli, më saktë në Cheshire.

Një rezidencë autentike, e cila ka shtatë dhoma gjumi, gjashtë banja, një palestër të teknologjisë së lartë, pishinë, xhakuzi, një dhomë kinemaje dhe madje edhe një oborr padel.

Sipas gazetës britanike The Sun, shtëpia, në një ngastër prej 10 hektarësh, tani është në shitje për 5.5 milionë paund (rreth 6.1 milionë euro), e cilësuar si “një kryevepër në dizajnin modern”.

Rezidenca e Cristiano Ronaldos në Manchester, del në shitje… ja

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll