Politike

Hetimet ndaj Vangjush Dakos/ Kelam: Janë çështje e Gjykatës, puna në parlament të vijojë

28 Shkurt 2019, 10:25 Nga DOSJA
Hetimet ndaj Vangjush Dakos/ Kelam: Janë çështje e

“Muajt e fundit kanë dalë disa përgjime zyrtare të Prokurorisë ku janë zyrtarët të PS të implikuar, nuk e ilegjitimojnë këto përgjime qeverinë?”.

Kjo ka qenë pyetja që kreu i delegacionit të PE-së, Tunne Kelam  është përgjigjur se puna në parlament duhet të vijojë dhe me këtë gjë duhet të merret Gjykata. 

“Unë nuk mendoj se raste të caktuara, të izoluara mund të ndikojnë në zgjedhje. Unë mendoj se duhet të vijojmë me këtë parlament në këtë situatë që ndodhemi. Ajo është çështja e Gjykatës dhe jo e Parlamentit.”, u shpreh Kelam. 

Kujtojmë që kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është nën hetim nga prokuroria për blereje votash. (lexo këtu)

Ndërsa përfaqësuesi i PE-së, Cristian Preda deklaroi se bojkoti i parlamentit nuk është pranueshëm  dhe theksoi se kanë qenë kundër Ramës kur ky i fundit e ka bërë këtë gjë teksa ishte në opozitë. 

“Bojkoti është i papranueshëm, ne kemi qenë kundër Ramës kur e ka bërë këtë gjë në opozitë. Ne kemi qenë këtu dhe për zgjedhje dhe ato kanë shkuar mirë. Kur dëgjojmë nga disa parti që eksperët e BE-së nuk e kanë bërë mirë kjo gjë më trishton, pasi ne mendojmë se këto zgjedhje kanë qenë të mira dhe ju lutem mos bëni këto komente.”, u shpreh ai.

Ditën e sotme delegacioni i Parlamentit Evropian u shpreh se janë kundër bojkotit të parlamentit dhe protestave të dhunshme në vend. (lexo këtu)

J.V/A.B/ Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i pe-së tirane djegia e mandateve hetimet vangjush dako tunne kelam delegacioni i pe-së tirane djegia e mandateve hetimet vangjush dako tunne kelam

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2019, 09:32

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe deputetët Musa Ulqini e Anast...