Politike

Knut Fleckenstein: Jam i zhgënjyer nga Kryemadhi, zgjidhini vetë problemet (VIDEO)

28 Shkurt 2019, 09:46 Nga DOSJA
Knut Fleckenstein: Jam i zhgënjyer nga Kryemadhi, zgjidhini vetë

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka theksuar në konferencën e delegacionit të PE-së se  janë kundër bojkotit të Parlamentit dhe sipas tij kjo situatë nuk duhet të ndodhë.

 Ai u shpreh se është zhgënjyer shumë nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi teksa kjo e fundit u shpreh se  “e kanë marrë vendim për vendin dhe nëse evropianët nuk e kuptojnë këtë nuk është faji jonë”

“Ne të gjithë mbajmë në mendje datën 19 qershor, ne bëjmë thirrje që të përqëndrohen në këtë fakt dhe në qershor të jepet drita e gjelbër. Ne nuk kemi dëshirë që ky Parlament, të vijojë ndoshta dhe me emra të rinj. Kuvendi ka një maxhorancë shumë të qartë dhe nuk besoj se kjo duhet të ndryshojë. Unë kam ardhur me Kukan në Shqipëri dhe kam parë bojkotin e Kuvendit dhe kjo gjë është njësoj.

Ne jemi kundër bojktotit, nuk duhet të ndodhë. Kjo gjë ndodh dhe në Bullgari nga socialistët apo këtu në nga demokratët ne jemi me parimin dhe nuk duhet të ndodh për asnjë arsye. Dhe nëse opozita ka të drejtë në akzuat që hedh nuk zgjidhet gjë nga bojkoti. Unë u habita dhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI.

Ajo tha një fjali në fund se ata e kanë marrë vendimin për vendin dhe nëse evropianët nuk e kuptojnë këtë nuk është faji i tyre. ‘Ky është një mesazh i qartë, dhe ata që janë në BE duhet ta kuptojnë se në cilën janë’.”, u shpreh Fleckenstein. 

Më tej eurodeputeti theksoi se e fton Ramën që të bisedojë me opozitën dhe se ka ardhur vendi që gjërat t’i zgjidh vetë vendi jonë. 

“Unë e ftoj Ramën që të bisedojë me opozitën dhe do jetë sukses i madh që shqiptarët të flasin me njëri-tjetrin para vendimit të qershorit. Ata që organizojnë protestat, duhet të kujdesen dhe të mos jenë të dhunshme. Nuk mund të thonë që ata janë organizator, që japin mesazhet por nuk pranojnë që kanë bërë dhunë. Ai që ka ushqimin ai dhe duhet të paguajë. Nesë shikojmë dhunë në rrugët e Tiranës do të ketë pasoja për diskutimet e Këshillit në Qershor. Mendoj që ka ardhur koha që ky vend të zgjidh vetë gjërat e tyre. Do doja të thoja se kriteret politike duhet të jetë një demokraci funksionale, dhe jo vetëm një Parlament fuksional ose gjysmë funksional dhe të ngrihet mbi nevojat partiake”, u shpreh ai. 

J.V/A.B/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike knut fleckenstein monika kryemadhi knut fleckenstein monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2019, 09:32

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe deputetët Musa Ulqini e Anast...