Politike

Kreu i delegacionit të BE: Jemi kundër bojkotit dhe protestave, palët politike të bashkëpunojnë

28 Shkurt 2019, 10:32 Nga DOSJA
Kreu i delegacionit të BE: Jemi kundër bojkotit dhe protestave,

TIRANË- Kreu i delegacionit të PE-së, Tunne Kelam gjatë konferencës për shtyp pas vizitës në Tiranë theksoi se bojktotimi i Parlamentit përbën një sinjal shumë të keq dhe cënon besueshmërinë e kombit.

Ai u shpreh  për protestat që kanë ndodhur para Kuvendit se nuk janë dakort dhe theksoi se nëse nëse ka krizë brenda vendit vonohet edhe rruga për në BE. 

Kemi ardhur këtu në atmosferën e shpresës, ne jemi të interesuar që Shqipëria mund të hap negociatat me BE. Mendojë se ky është objektivi më i rëndësisshëm, derisa të përmbushet kjo gjë. Kemi parë se shumë probelme zgjidhen brenda BE. Demokracia, bashkëpunimi mes partive mund të zgjidhet në BE. Me lejoni që të them se nuk duhen të shkaktohen vonesa për shak këtë mosmarreveshjeve kombëtare.

Ne jemi të interesuar po as sa ju që të hyni në BE. Ju keni bërë shumë reforma, dhe ne jemi të interesuar për reformën në drejtësi të vettingu që kanë ecur, por duhet që jo vetëm të kemi ligje të mira, por dhe të zbatohen. Nevojitet bashkëpunimi i brendshëm, sinjali më i keq që mund të japë Shqipëria që të ketë ndarje të brendshme për këtë gjë. Në të gjitha rastet kërkohet unitet politik. Bojktotimi i Parlamentit përbën një sinjal shumë të keq dhe cënon besueshmërinë e kombit. Ne nuk jemi dakord me bojktotimin e Kuvendit. U bëjmë thirrje të gjithëve që të bashkohen me njëri-tjetrin. Protestat që kanë ndodhur para Kuvendit dhe para qeverisë, nuk jemi dakord që këto të kthehen të dhunshme dhe jemi kundër nxitjes së dhunës nga partitë politike”- u shpreh kryesuesi i delegacionit të PE-së, Tunne Kelam. 

Vizita e delegacionit të PE në Tiranë vjen fill pas protestës së opozitës. Çështja kryesore e diskutimit është djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament.

Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje ishin Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cristian preda delegacioni i pe ne tirane djegia e mandateve te opzites knut flekenshtein kriza politike lugi soreca tunne kelam cristian preda delegacioni i pe ne tirane djegia e mandateve te opzites knut flekenshtein kriza politike lugi soreca tunne kelam

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2019, 09:32

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe deputetët Musa Ulqini e Anast...