Sport

Messi drejt një tjetër kontinenti për të ardhmen e tij...Beckham është gati!

35-vjeçari po mendon për fazën e fundit të karrierës së tij, pasi me suksesin që arriti në Botëror nuk ka më ambicie të veçanta për të luajtur në nivelin më të lartë në Evropë.

17 Shkurt 2023, 22:03 Nga DOSJA
Messi drejt një tjetër kontinenti për të ardhmen e

FRANCE – Messi mbetet në ajër sa i përket së ardhmes. Negociatat me PSG-në për rinovimin e kontratës janë ende të bllokuara dhe argjentinasi po mendon të largohet nga skuadra pariziene në fund të sezonit.

Nëse ai largohet, Inter Miami i Beckhamit është një nga pretendentët më të fortë për të marrë “yllin” argjentinas.

Klubi i Beckhamit ka punuar për afrimin e argjentinasit që kur u themelua, pasi një emër kaq i madh do të ishte një reklamë e paimagjinueshme për MLS-së.

Opsioni për t’iu bashkuar Inter Miamit forcohet me qëndrimin e fundit të Messit për të mos rinovuar (të paktën për momentin).

35-vjeçari po mendon për fazën e fundit të karrierës së tij, pasi me suksesin që arriti në Botëror nuk ka më ambicie të veçanta për të luajtur në nivelin më të lartë në Evropë.

Argjentinasi nuk e ka fshehur kurrë synimin e tij për të luajtur në Shtetet e Bashkuara.

Opsione të tjera që lojtari më i mirë i të gjitha kohërave mund të marrë në konsideratë janë një aventurë në Arabinë Saudite, rikthimi i mundshëm te Newell’s Old Boys, ekipi i tij i fëmijërisë ose, kush e di, ndoshta një rikthim në Barça.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll