Sport

Serbëve i vret sytë pavarësia e Kosovës dhe e kapin me Xhakën: “Nuk rresht së provokuari serbët...”

Që nga ajo festë skandaloze e golit në Kupën e Botës 2018 në Rusi, ai ka përdorur pothuajse çdo mundësi për të gjuajtur një shigjetë helmuese ndaj Serbisë.

17 Shkurt 2023, 21:49 Nga DOSJA

Serbëve i vret sytë pavarësia e Kosovës dhe e kapin me

ANGLI - Lojtari i Arsenalit dhe i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka nuk resht së provokuari Serbinë dhe serbët, shkruajnë mediat serbe.

Që nga ajo festë skandaloze e golit në Kupën e Botës 2018 në Rusi, ai ka përdorur pothuajse çdo mundësi për të gjuajtur një shigjetë helmuese ndaj Serbisë.

Kështu ishte edhe sot, i referohen ato një postimi në rrjetet sociale të shqiptarit Granit Xhaka ku u uron pavarësinë e Kosovës.

Serbëve i vret sytë pavarësia e Kosovës dhe e kapin me

Në ditën kur e ashtuquajturat Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë 15 vite më parë, Xhaka u deklarua në rrjetet sociale dhe me flamurin e të ashtuquajturit Kosovë, vazhdon komenti në mediat serbe Kosova në formë zemre ka shkruar:

“Gëzuar Pavarësinë e Kosovës”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll