Sport

SURPRIZE! Parisi ka nisur kontaktet me Jose Mourinho për pankinën e PSG-së...

Një emër surprizë për pankinën e Parisit nxjerr në dritë “Foot Mercato”, i cili zbulon se parizienët janë në kontakt me Jose Mourinhon për marrjen e drejtimit teknik.

17 Shkurt 2023, 19:47 Nga DOSJA

SURPRIZE! Parisi ka nisur kontaktet me Jose Mourinho për pankinën e

FRANCE - Viti 2023 zbardhi probleme në të gjitha nivelet për Paris Saint-Germain! Nga njëra anë, rinovimi me Lionel Messin po bëhet gjithnjë e më i largët si skenar, në momentin kur parizienët janë të zhgënjyer me kulmin e humbjes në Paris nga Bayern Munich për fazën “16” të Champions League.

Nuk është thjesht rastësi që Parisi ka më shumë humbje në dy muajt e parë të 2023-ës sesa në të gjithë vitin 2022, një shembull i formës që po kalojnë parizienët së fundmi.

Dhe me imazhin në fushë zhgënjyes, stoli i Christophe Gaultier gradualisht po fillon të kërcasë! Në fakt, sipas informacioneve të “Foot Mercato”, në Paris tashmë kanë nisur të përgatisin terrenin për zëvendësimin e teknikut francez dhe kanë rënë në kontakt me portugezin Jose Mourinhon.

Nëse diçka nuk ndryshon në mënyrë drastike, diskutimet mes dy palëve pritet të intensifikohen në të ardhmen e afërt, me Luis Campos që ka veçuar portugezin si zgjedhjen ideale për të marrë përsipër situatën e trashëgimisë.

Siç shihet nga raporti përkatës, fakti që Jose Mourinho është i lidhur me kontratë deri në vitin 2024 te Roma, nuk i dekurajon parizienët, duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera që mbajnë me skuadrën italiane.

SURPRIZE! Parisi ka nisur kontaktet me Jose Mourinho për pankinën e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll