Sport

DEMTIMI! Goditje e madhe për Barcelonën: Pedri jashtë fushës për një muaj...

Mesfushori Pedri do të mungojë për një muaj nga detyrat e Barcelonës, për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë që pësoi në ndeshjen kundër Manchester United.

17 Shkurt 2023, 21:20 Nga DOSJA
DEMTIMI! Goditje e madhe për Barcelonën: Pedri jashtë fushës

SPANJE - Goditje e madhe për “blaugranët” që do të privohen nga shërbimet e Pedriut për një muaj, për shkak të dëmtimit që spanjoli “trashëgoi” në ndeshjen me Manchester United për 1/32-të të Europa League, që përfundoi me rezultatin 2-2.

Skuadra e Xavi Hernandez ka pësuar një goditje të madhe, pasi sipas AS, mesfushori spanjoll do të mungojë për rreth një muaj.

Në këtë muaj, Barcelona ka dy ndeshje ‘El Clasico’ me Realin (një për kupë dhe një për ligë), ndërsa sigurisht që ka edhe revanshin me anglezët pas një jave. Kujtojmë se në revanshin me Mançesterin në ishull, ‘blaugranët’ nuk do të llogarisin as Gavin, i cili plotësoi numrin e kartonave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll