Sport

Në Brazil rregullore e re, shfaqjet e racizmit do të ndëshkohet me heqjen e pikëve…

Liga e parë në botë që po shqyrton mundësinë për të future në rregullore “dënimin sportiv të një klubi në raste të shfaqjes së racizmit”

17 Shkurt 2023, 21:38 Nga DOSJA
Në Brazil rregullore e re, shfaqjet e racizmit do të ndëshkohet

BRAZIL - Njëzet klubet në ligën më të lartë të Brazilit kanë miratuar vendimin e Konfederatës së Futbollit (CBF) për të ndëshkuar me heqje pikësh skuadrat që kryejnë akte raciste.

Në një deklaratë, CBF njoftoi se do të "dënojë ashpër krimet e racizmit" dhe nënvizoi se ajo është liga e parë në botë, që në rregulloret e organizatës, do të shtohet kriteri i "dënimit sportiv të një klubi në rastet e racizmit".

Dispozita do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të zbatohet edhe për Kupën e Brazilit, një ngjarje në të cilën marrin pjesë ekipe të kategorive të ndryshme nga të 27 shtetet e vendit dhe që fillon më 22 shkurt.

Në deklaratën për shtyp, presidenti i Federatës së Futbollit, Ednaldo Rodríguez, ka shkruar: “Lufta kundër racizmit është urgjente. Masat janë diskutuar për një shekull, por ne nuk i kemi vënë kurrë në praktikë. Krahas sanksionit sportiv, “çdo akt racizmi apo diskriminimi” do t'i njoftohet Prokurorisë dhe Policisë Civile, në mënyrë që gjykimi të mos mbesë vetëm në fushën sportive dhe shkelësit të dënohen edhe sipas ligjit”.

Dispozita, e cila parashikon humbjen e pikëve për skuadrën që shkel rregulloren, parashikon edhe aktet e kryera nga tifozët. Përveç kësaj, njëzet klubet ranë dakord të rrisin numrin e lojtarëve të huaj të regjistruar për ekip nga pesë në shtatë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll