Sport

Trajneri Gaultier justifikon Neymar: "Eshtë i pasionuar pas pokerit, ka të drejtë të luajë"

Christophe Gaultier kërkoi të komentonte fotot e brazilianit, duke luajtur poker pas ndeshjes së Bayern Munichut

17 Shkurt 2023, 19:21 Nga DOSJA

Trajneri Gaultier justifikon Neymar: "Eshtë i pasionuar pas pokerit,

FRANCE - Christophe Gaultier justifikoi Neymarin, i cili luajti dy herë poker në një kazino të Parisit pas ndeshjes së Paris Saint-Germain me Bayern Munich.

Trajneri me përvojë, i cili është në një seri prej 3 humbjesh, theksoi se braziliani është i lirë të bëjë atë që dëshiron në ditën e tij të pushimit: “Kam folur me Neymarin, i thashë atë që mendoja. Neymar ka të drejtë që në ditën e relaksimit dhe pushimit të luajë.

Ai është i apasionuar pas pokerit dhe ka të drejtë të luajë poker. Dhe pastaj i thashë se çfarë mendoja për atë foto të McDonalds-it që doli. Por kjo është mes meje dhe atij. Jam i bindur se nuk ka asnjë lidhje mes deklaratës së Kylian dhe fotos së publikuar”.

Trajneri Gaultier justifikon Neymar: "Eshtë i pasionuar pas pokerit,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll