Sport

Trajneri i Chelseas për VAR: "Futbolli do të ishte i mërzitshëm pa gabime njerëzore"...

Gabimet e arbitrave dhe VAR-it u justifikuan në një konferencë për shtyp nga trajneri i Chelseat, Graham Potter, me argumentin se pa to futbolli do të ishte i mërzitshëm.

17 Shkurt 2023, 19:59 Nga DOSJA

Trajneri i Chelseas për VAR: "Futbolli do të ishte i

ANGLI - Në Angli flitet shumë për gabimet e arbitrave në epokën e VAR-it, veçanërisht pas asaj që ndodhi në ndeshjet e Arsenalit dhe Brighton fundjavën e kaluar. 

Chelsea nga ana e saj kishte protestuar për një penallti që nuk iu dha Sucekut në barazimin 1-1 me West Ham. Megjithatë, trajneri i saj, Graham Potter, mbrojti gjyqtarët dhe VAR-in, duke thënë se pa gabimet njerëzore, futbolli do të ishte i mërzitshëm.

“A duam vërtet që të gjitha vendimet të jenë të drejta? Ka diçka që diskutojmë pas ndeshjes dhe kjo na shqetëson. Elementi i gabimit njerëzor është pjesë e lojës. Mendoj se futbolli do të ishte i mërzitshëm pa të. A do të arrijmë në një pikë ku përfundimisht vetëm kompjuterët marrin të gjitha vendimet?”,- tha trajneri blu në një konferencë për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll