Aktualitet

Protesta e taksistëve në Shkodër: Nuk ka disiplinë dhe informalitet në qytetin tonë

Taksistët thonë se Shkodra është i vetmi qytet në Shqipëri në të cilin nuk është vënë dorë në disiplinimin e informalitetit të taksive.

17 Shkurt 2023, 19:13 Nga A.B
Protesta e taksistëve në Shkodër: Nuk ka disiplinë dhe
Taksist

SHKODËR- Ditën e sotme, taksistët e liçensuar dolën në protestë pasi sipas tyre informaliteti po i dëmton edhe pse janë pagues të rregull të detyrimeve ndaj shtetit. Taksistët thonë se Shkodra është i vetmi qytet në Shqipëri në të cilin nuk është vënë dorë në disiplinimin e informalitetit të taksive.

Ata i bëjnë kërkesë organeve përkatëse për ndihmë.

“Informaliteti po na dëmton së tepërmi. Shkodra është i vetmi qytetit që nuk është vënë dorë në disiplinimin e informalitetit të taksive. Kemi takuar, nënkryetar të Bashkisë, kryetar të Bashkisë, Drejtor Rajonal të Tatim Taksave, shefin e krimit ekonomik dhe asgjë nuk është zgjidhur. Kemi kërkuar takim me Drejtorin e Policisë por ende nuk kemi përgjigje. Informaliteti në mes të Shkodrës, në gjithë botën nuk gjen si këtu. Ne paguajmë 10 mijë lekë taksa në ditë, ne asnjë herë nuk kemi refuzuar. Vjen tjetri e thotë, hajde për Lushnje, hajde për peshkopi, e Zoti e di se prej nga vijnë ata. Shteti duhet ta shoh këtë punën e informalitetit, se për ndryshe do dorëzojmë edhe ne targat dhe do dalim në rrugë. Nëse unë kam një problem me ty, sa mirë më gjen shteti ku jam. Po si nuk e din se këtu në mes të Shkodrës ka taksi informal.

I bëjmë kërkesë, Krimit Ekonomik, Bashkisë Shkodër, Policisë Rrugore për të na ndihmuar, deri në prill duhet me pagu 320 mijë lekë, plus 250 parking vjetor. Dal atje në 7 të mëngjesit, shkoj në shtëpi në darkë me 9 mijë lekë xhiro”- thanë protestuesit.

protesta e taksisteve ne shkoder shkoder taksiste

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2023, 17:06 k.m.

Sherr me thikë në Shijak, plagoset i riu

Foto ilustruese SHIJAK- Plagosje me thikë në Shijak. Një i ri, i identifikuar me inicialet B.K. është plagosur me thikë pasdi...