Aktualitet

Pranvera po vjen para kohe/ Fundjavë me diell dhe rritje temperaturash, pritet të shkojnë deri 20°C

Të shtunën dhe të dielën, nuk priten reshje në të gjitha qarqet e vendit, e duket se i ftohti është larguar nga vendi ynë.

17 Shkurt 2023, 17:03 Nga k.m.
Pranvera po vjen para kohe/ Fundjavë me diell dhe rritje temperaturash,
Pamje nga parashikimi

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë për fundjavën. Të shtunën dhe të dielën, nuk priten reshje në të gjitha qarqet e vendit, e duket se i ftohti është larguar nga vendi ynë.

Nesër (e shtunë, dt. 18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6/ 14 °C; në vendet e ulëta: 2 / 15 °C; ndërsa në vendet malore: -1 / 12 °C. Ndërkohë që era pritet të jetë e lehtë në të gjithë vendin.

PARASHIKIMI I MOTIT: 

igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll