Aktualitet

Urdhri i ri i Ministrisë, Kushi: Të diplomuarit në disa fusha mund të bëhen mësues

Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin që iu hap udhën universiteteve të nisin me aplikimin për miratimin e programeve.

17 Shkurt 2023, 19:05 Nga A.B
Urdhri i ri i Ministrisë, Kushi: Të diplomuarit në disa fusha
Evis Kushi

TIRANË- Të diplomuarit në një fushë të ngjashme ose të përafërt me fushën e mësuesisë, si inxhinieri, ekonomi, arte, gjuhësi, përkthim, së shpejti do të kenë mundësi që të ushtrojnë profesionin e mësuesit pasi të kenë kryer formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik.

“Prej vitesh në sistemin arsimor parauniversitar, disa lëndë si: Ekonomi, Informatikë, Arte, Filozofi, Teknologji, jepeshin nga mësues të profileve të tjera ose nga profesionistë të këtyre fushave që nuk ishin diplomuar në fushën e mësuesisë, e të cilëve u mungonte formimi i nevojshëm pedagogjik e metodik”, tha ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin që iu hap udhën universiteteve të nisin me aplikimin për miratimin e programeve.

“Ftoj të gjitha universitetet që, bazuar në këtë udhëzim, të paraqesin sa më shpejt aplikimet për miratimin e programeve të nevojshme, për t’u dhënë mundësi të interesuarve që të regjistrohen që në vitin e ri akademik 2023-2024”, u shpreh Kushi.

Çelja e programeve do të mundësojë trajnimin dhe diplomimin e profesionistëve në mësuesi, duke rritur kështu cilësinë e mësimdhënies.

evis kushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2023, 17:06 k.m.

Sherr me thikë në Shijak, plagoset i riu

Foto ilustruese SHIJAK- Plagosje me thikë në Shijak. Një i ri, i identifikuar me inicialet B.K. është plagosur me thikë pasdi...