Aktualitet

Rrëzohet në banesë dhe pëson dëmtime të rënda në kokë, ndërron jetë rrugës për në spital 50-vjeçari në Maliq

50-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës.

17 Shkurt 2023, 17:57 Nga A.B
Rrëzohet në banesë dhe pëson dëmtime të rënda
Ambulance

MALIQ- Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë. Policia bën të ditur se personi me inicialet H.B, në gjendje të dehur, u rrëzua në banesën e tij e për pasojë mori dëmtime në kokë. Ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 17.02.2023, rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq. Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

vdes 50-vjecari ne maliq

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2023, 17:06 k.m.

Sherr me thikë në Shijak, plagoset i riu

Foto ilustruese SHIJAK- Plagosje me thikë në Shijak. Një i ri, i identifikuar me inicialet B.K. është plagosur me thikë pasdi...