Aktualitet

KPK e konfirmoi në detyrë, IKP ankimon vendimin për prokurorin: S’përmbushen kriteret dhe standardet e etikës

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe të vendoset shkarkimi i prokurorit Kledian Llaho.

17 Shkurt 2023, 17:39 Nga A.B
KPK e konfirmoi në detyrë, IKP ankimon vendimin për prokurorin:
Kledian Llaho

TIRANË- Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK, e cila konfirmoi në detyrë prokurorin e Sarandës Kledian Llaho. Sipas IKP paraqiten gjetje dhe rrethana ligjore që nuk përmbushin kriteret dhe standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes, që garantojnë mbrojtjen dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, duke përbërë në këtë mënyrë shkaqe për vlerësimin tërësor të procedurave.

“Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit të plotë të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 607, datë 22.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kledian Llaho”, thuhet në deklaratën e IKP.

kledian llaho kpk

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2023, 17:06 k.m.

Sherr me thikë në Shijak, plagoset i riu

Foto ilustruese SHIJAK- Plagosje me thikë në Shijak. Një i ri, i identifikuar me inicialet B.K. është plagosur me thikë pasdi...