Aktualitet

Sherr me thikë në Shijak, plagoset i riu

Një i ri është plagosur me thikë pasditen e sotme, por është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

17 Shkurt 2023, 17:06 Nga k.m.
Sherr me thikë në Shijak, plagoset i riu
Foto ilustruese

SHIJAK- Plagosje me thikë në Shijak. Një i ri, i identifikuar me inicialet B.K. është plagosur me thikë pasditen e sotme, por është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Deri tani mësohet se i riu është plagosur në shpatull, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka bërë me dije se është identifikuar dhe autori i plagosjes, i cili dyshohet se është 20-vjeçari, i identifikuar me inicialet R. M. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në lagjen"Popullore", Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit B. K., 23 vjeç dhe shtetasit R. M., 20 vjeç, dyshohet se shtetasi R. M, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 23-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapejen e autorit.

 

shijak

Sondazh

Poll