Aktualitet

GJKKO jep masën e sigurisë për zyrtarët e Dimalit, ndryshohet masa për specialistin, lihet në arrest shtëpie

Zyrtarët u arrestuan me dyshimet se kanë abuzuar me lejet e ndërtimit, ndërsa  i jepnin kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.

17 Shkurt 2023, 17:23 Nga A.B
GJKKO jep masën e sigurisë për zyrtarët e Dimalit,
GJKKO

TIRANË- GJKKO ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për zyrtarët e Dimalit, të arrestuar për korrupsion. Gjatë seancës së sotme, u vendos që të ndryshohet masa për Agim Cunin. Specialisti i emergjencave nuk do të lihet në burg por në arrest shtëpie. 

MASAT MË POSHTË:

-Drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal Altin Pali 'arrest me burg'

-Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës 'arrest shtëpie'.

-Agim Cuni, Specialist te Emergjencat 'arrest shtëpie'.

-Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve 'arrest me burg'.

-Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare 'arrest me burg'.

-Arjan Demiraj, inxhinier pranë kompanisë 'arrest me burg'.

Zyrtarët u arrestuan me dyshimet se kanë abuzuar me lejet e ndërtimit, ndërsa  i jepnin kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro. Sipas SPAK, ata i impononin qytetarët që ndërtime të caktuara në terren të bëheshin pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë, duke favorizuar kështu kompani të caktuara të ndërtimit.

gjkko

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2023, 17:06 k.m.

Sherr me thikë në Shijak, plagoset i riu

Foto ilustruese SHIJAK- Plagosje me thikë në Shijak. Një i ri, i identifikuar me inicialet B.K. është plagosur me thikë pasdi...