Bota

Konferenca e Sigurisë në Mynih, zëvendëspresidentja e SHBA-së dhe Presidenti Macron premtojnë mbështetje për Ukrainën

Takimi synon të nxjerrë në pah angazhimin e dy vendeve për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën pas agresionit rus gati një vit më parë.

17 Shkurt 2023, 18:15 Nga a.l
Konferenca e Sigurisë në Mynih, zëvendëspresidentja e
Kamala Harris dhe Emmanuel Macron

GJERMANI- Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris përshëndeti presidentin francez Emanuel Macron përpara një takimi dypalësh në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih që u organizua ditën e sotme.  Takimi synon të nxjerrë në pah angazhimin e dy vendeve për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën pas agresionit rus gati një vit më parë.

"Është mirë që ju shoh përsëri, ne kemi biseduar për kaq shumë çështje të momentit dhe të së ardhmes, gjatë vizitave tona. Dhe të shihemi përsëri këtu në Mynih dhe të flasim për, si prioritet, përkushtimin tonë, si partner, ndaj popullit të Ukrainës dhe shumë çështje të tjera. Kjo është pjesë e bisedës sonë të vazhdueshme që është testament i miqësisë dhe partneritetit në shumë breza, përfshirë këtu edhe sot.”" i tha Harris presidentit francez“, tha Harris. 

Nga ana e tij, Macron falënderoi Harris për mikpritjen e saj gjatë vizitës së tij në Uashington, DC, vitin e kaluar. As Harris dhe as Macron nuk iu përgjigjën pyetjeve të mediave mbi Rusinë apo Aktin e SHBA për Reduktimin e Inflacionit, të cilin Franca e ka kritikuar.

kamala harris emmanuel macron

Sondazh

Poll