Sport

Këtë gjë që bëri në ndeshjen e fundit, nuk e kish bërë më parë në Arabinë Saudite Cristiano Ronaldo

Vendasit e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Abdulrahman Ghareeb në minutën e 17’.

17 Shkurt 2023, 17:36 Nga DOSJA
Këtë gjë që bëri në ndeshjen e fundit, nuk e kish

ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo ka gjetur asistin e parë në Arabinë Saudite. Legjenda portugeze u transferua tek Al Nassr, klub ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon!

Sulmuesi portugez ishte protagonist në zhbllokimin e ndeshjes Al Nassr-Al Tawoon, përballje që u transmetua në SuperSport 2.


Vendasit e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Abdulrahman Ghareeb në minutën e 17’.

Cristiano Ronaldo nisi bukur 25-vjeçarin me një top nga gjysmëfusha e Al Nassr. Ghareeb dribloi një mbrojtës dhe dërgoi topin në rrjetë.

Al Nassr po garon për titullin kampion me Al Ittihad dhe Al Shabab. CR7 ka shënuar pesë gola në kampionatin arab deri tani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll