Sport

Zidane nuk e përjashton mundësinë, gati të zbresë në fushë para fundit të sezonit...

“Tani kam kohë, ndoshta deri në qershor, por gjithçka mund të vijë shumë shpejt”, ka thënë ai në një intervistë për ‘Le Figaro’.

17 Shkurt 2023, 11:29 Nga DOSJA
Zidane nuk e përjashton mundësinë, gati të zbresë

FRANCE - Zinédine Zidane, i emëruar ambasador i skuadrës Alpine në Formula 1, siguron se mbetet aktiv në botën e futbollit dhe se shpreson të gjejë një stol për të vazhduar si trajner. Sipas intervistës së dhënë për ‘Le Figaro’, ai nuk e përjashton që kjo mund të jetë para përfundimit të këtij sezoni.

Pavarësisht se Zinédine Zidane ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në botën e Formula 1, ai nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli. Në atë intervistë për 'Le Figaro', dhënë pasi u emërua ambasador i skuadrës Alpine F1, ish-trajneri i Real Madrid shprehet se aspiron të drejtojë sërish një ekip. Edhe pse emri i tij lidhet edhe një herë me Paris Saint-Germain, siç e publikon ‘RMC Sport’, Zinedine Zidane me fjalët e tij sugjeron se mund të gjejë një stol edhe para përfundimit të sezonit.

“Është pjesë e marrëveshjes sonë (me Alpine),- tha ai. - Nëse më duhet të angazhohem për një ekip nesër, kjo nuk do të më pengojë të vazhdoj të punoj,"- deklaroi ai. Dhe vazhdoi: "Kthimi në stërvitje është ende dëshira ime. Sot kam kohë, por nuk e di sa do të zgjasë. Kam kohë tani, ndoshta deri në qershor, por gjithçka mund të shkojë shumë shpejt."

Zinédine Zidane ka mbetur pa skuadër që kur u largua nga Real Madrid në vitin 2021. Ishte periudha e tij e dytë në krye të pankinës së skuadrës ‘los blancos’, përfundoi duke ngritur një titull në La Liga. Për një kohë të gjatë ai u konsiderua si favorit për të marrë drejtimin nga Didier Deschamps në krye të skuadrës franceze pas Botërorit të Katarit 2022. Megjithatë, rinovimi i trajnerit francez bëri që ky opsion të zbehet.

Emri i tij ka tingëlluar edhe për klube si Juventus dhe, veçanërisht PSG, për shkak të rezultateve të dobëta të marra së fundmi nga Christophe Galtier. Sipas ‘RMC Sport’ kohët e fundit nuk ka pasur asnjë kontakt, por pronarët e skuadrës pariziene po shqyrtojnë mënyrën më të mirë që Zidane të dëshirojë të stërvitet në Parc des Princes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll