17 Shkurt 2023, 16:31
Nga DOSJA

ANGLI - Federata Angleze e Futbollit (FA) ka hapur një hetim për objektet e hedhura nga tifozët e Arsenalit drejt mesfushorit De Bruyne gjatë fitores 3-1 të Manchester City në Londër për Premier League.
Episodi ndodhi kur mesfushori belg u zëvendësua, në minutën e 88-të të ndeshjes. Teksa De Bruyne ecte anash fushës, ndaj tij u hodhën sende, mes tyre edhe një gotë birre.
Ylli i Cityt përdori rrjetet sociale për të bërë shaka me situatën. Në një foto, ai ka publikuar një imazh të tij me dorën ngritur dhe mbishkrimin: “A ka dikush birrë?”. Në foton tjetër ai ka treguar gotën që i është hedhur dhe mesazhin: “Faleminderit!”.
Sipas shtypit anglez, gjyqtari Anthony Taylor e ka raportuar situatën në protokollin e ndeshjes. Arsenali tha se ata po shqyrtonin pamjet e CCTV nga stadiumi i tyre për të identifikuar tifozët dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura. “Kjo është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”,- tha një zëdhënës i ‘Topçinjve’ për BBC.
Me golin e De Bruyne, Manchester City mposhti 3-1 Arsenalin në Londër dhe kaloi në epërsi në Premier League. Të dy skuadrat rivale kanë 51 pikë, por ajo e Guardiolës ka një golavarazh më të mire, ndërkohë që skuadra e Mikel Artetës ka një ndeshje më pak. Dy skuadrat ende do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen e fazes së dytë.
B.T (Dosja.al)
Sport
17 Shkurt 2023, 16:05
SPANJE - Sulmuesi Raphinha u largua nga fusha jashtëzakonisht i irrituar, kur u zëvendësua nga trajneri Xavi Hernández në fund...
Sport
17 Shkurt 2023, 15:24
SPANJE - Mbrojtja e Dani Alves ka kërkuar tashmë uljen e masave shtrënguese, por lojtari beson se do të vazhdojë të qëndroj&e...
Sport
17 Shkurt 2023, 14:29
KONGO - Një episod aspak normal ka ndodhur në një ndeshje femrash në Kongo, me lojtaret që kanë dhunuar arbitrin e ndeshjes.
Lojt...
Sport
17 Shkurt 2023, 12:38
ITALI - Në Torino, momente frike për Nicolò Pirlo, djali i ish-fantazistit Andrea, teksa është sulmuar kur ishte bre...
Sport
17 Shkurt 2023, 12:20
ANGLI - Marc Cucurella, një mbrojtës spanjoll që po merr kritika të rënda për paraqitjen e tij në Chelsea, pësoi ...
Sport
17 Shkurt 2023, 11:51
FRANCE - Triumfi i Lionel Messit në Botërorin 2022 dhe çmimi si ‘Lojtari më i mirë’ i Kupës së Botës,...
Sport
17 Shkurt 2023, 11:29
FRANCE - Zinédine Zidane, i emëruar ambasador i skuadrës Alpine në Formula 1, siguron se mbetet aktiv në botën e futbollit dhe s...
Sport
17 Shkurt 2023, 11:10
Thomas Tuchel (majtas) dhe Christophe Galtier në një event vitin 2019
FRANCE - “Kur je trajner i PSG-së, je nën presion që n...
Sport
17 Shkurt 2023, 10:40
Haruyuki Takahashi, një ish-zyrtar i lartë i Lojërave të Tokios (në një karrige me rrota), akuzohet se ka marrë më shu...
Sport
17 Shkurt 2023, 10:26
ITALI - Ndryshe nga sa ishte planifikuar, delegacioni i Nantes ka kaluar natën në Torino, pasi rrëmbeu barazimin në Juventus Stadium, në...