Sport

“Dani Alves mendon se do të qëndrojë i burgosur”: i arrestuari tregon se si është jeta e mbrojtësit brazilian pas hekurave...

Avokati i brazilianit kërkoi rishikimin e masës shtrënguese

17 Shkurt 2023, 15:24 Nga DOSJA
“Dani Alves mendon se do të qëndrojë i burgosur”: i

SPANJE - Mbrojtja e Dani Alves ka kërkuar tashmë uljen e masave shtrënguese, por lojtari beson se do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Të paktën kështu ka thënë një i burgosur, shoqëruesi i brazilianit në Brians 2, në Barcelonë, ku futbollisti ndodhet në paraburgim, i akuzuar për përdhunimin e një 23-vjeçareje në një diskotekë.

"Ai beson se do të vazhdojë të qëndrojë brenda. U prek kur vajza tha se nuk do para. Ai beson se nuk duhet të jetë këtu, nuk ndihet rehat këtu",- tha partneri i Dani Alves në burg. në programin 'El Programa de Ana Pink'.

Më pas, ai shpjegoi se si është jeta e futbollistit në Brians 2. "Ai ndihmon ku të mundet. Ai na blen gjëra, gjëra për të ngrënë. Ai ndihmon dhe fton të tjerët. Ai përpiqet të kalojë pa u vënë re dhe është shumë miqësor me të gjithë. Ai nuk sillet si yll. Ka punonjës që janë të lumtur që e kanë këtu."
Për akuzën e përdhunimit, Dani Alves nuk thotë shumë. "Por ai thotë, se nuk ka abuzuar me askënd. Nëse vajza nuk do të kishte dashur, asgjë nuk do të kishte ndodhur. Ai nuk e detyroi të bënte asgjë."  

Argumentimi i avokatit
Në seancën e shqyrtimit të masës shtrënguese, avokati i lojtarit argumentoi, sipas gazetës ‘La Vanguardia’ se “ka pasur penetrim vaginal” dhe se seksi është “i pranuar”. Cristóbal Martell shpjegoi gjithashtu se gruaja nuk kishte lëndime të përputhshme me përdhunimin, "as lëndime apo shenja tipike për një marrëdhënie të dhunshme".

Mbrojtja kërkon që lojtari të vendoset në arrest shtëpie me byzylyk elektronik, ose me identitet dhe afat vendbanimi, por prokuroria thotë se ka rrezik ikje. Vendimi i gjykatës duhet të bëhet i ditur javën e ardhshme. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll