Sport

VIDEO/ Raphinha shan dhe mallkom, teksa Xavi e zëvendësoi në pjesën e dytë: “Është normale të jesh i zemëruar”, thotë trajneri

Sulmuesi zemërohet shumë për largimin për e tij nga takimi mes Barcelonës dhe Mançester Junajtid, në sfidën e parë mes gjigantëve europianë në raundin eliminator të Europa League.

17 Shkurt 2023, 16:05 Nga DOSJA

VIDEO/ Raphinha shan dhe mallkom, teksa Xavi e zëvendësoi në

SPANJE - Sulmuesi Raphinha u largua nga fusha jashtëzakonisht i irrituar, kur u zëvendësua nga trajneri Xavi Hernández në fund të pjesës së dytë të sfidës mes  Barcelonës dhe Manchester United, për Europa League. Disa imazhe e kapën brazilianin duke sharë trajnerin. Xavi u pyet për këtë çështje dhe tha se e kuptonte lojtarin.

“Ço gjë është në rregull. Është perfekte që ti je i zemëruar, kam qenë edhe unë. Ai erdhi tek unë për të kërkuar falje dhe unë i thashë: 'Nuk ka problem. Unë ju kuptoj në mënyrë perfekte, sepse kam qenë në atë situatë dhe kam qenë edhe i zemëruar”,- deklaroi Xavi në një konferencë për shtyp.

Raphinha u zëvendësua nga Xavi në minutën e 37-të të pjesës së dytë, kur ndeshja në Camp Nou ishte 2-2 (ky ishte rezultati përfundimtar). Në vend të tij hyri sulmuesi Ferrán Torres. Trajneri deklaroi se do të habitej negativisht nëse braziliani do ta pranonte normalisht ndryshimin.

“Gjëja më e keqe do të ishte nëse do të ndiheshit mirë për ndryshimin. Dëshira për të luajtur, dëshira për të marrë pjesë është shumë pozitive. Mund ta shihni negativisht, por unë e shoh shumë pozitivisht që lojtari dëshiron të luajë, dëshiron të marrë pjesë. Më duket perfekte dhe gjithmonë them që duhet të jesh i zemëruar. Duhet të jesh i zemëruar me trajnerin”,- tha Xavi.

"Kjo është mungesë qëndrimi, jo mungesë edukimi. Mund edhe të më ofendosh. Vërtet. Kam mësuar nga shumë trajnerë. Çfarë është negative për ty, unë e shoh shumë pozitive", përsëriti trajneri.

Sulmuesi brazilian ishte kulmi i Barçës në këtë ndeshje. Përveç driblimit, pasimeve dhe gjuajtjeve të mira, ai asistoi në golin e Marcos Alonsos, në një goditje këndi dhe shënoi të dytin, i cili shmangu humbjen në shtëpi.

Me atë barazim ndaj Manchester United, Raphinha arriti në 31 ndeshje zyrtare të luajtura me Barcelonën këtë sezon. Ai e nisi 19 herë si titullar dhe zëvendësoi 12, mesatarisht me 53.8 minuta në fushë për ndeshje. Sulmuesi ka nëntë gola dhe shtatë asistime në 2022/23.

Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e javës së ardhshme, më 23 shkurt, në Old Trafford.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll