Sport

VIDEO/ Djali i ish-fantazistit Andrea Pirlo, viktimë i një agresioni brenda në makinë...

Ka qenë i riu që ka denoncuar ngjarjen në Instagram: “Na goditën me shkelma makinën dhe na gjuanin me gurë”

17 Shkurt 2023, 12:38 Nga DOSJA

VIDEO/ Djali i ish-fantazistit Andrea Pirlo, viktimë i një agresioni

ITALI - Në Torino, momente frike për Nicolò Pirlo, djali i ish-fantazistit Andrea, teksa është sulmuar kur ishte brenda në makinë me një shok.

Ka qenë i riu që ka denoncuar ngjarjen në Instagram. "A është normale të shohësh katër djem në qendër të qytetit, duke gjuajtur me gurë makinën, duke na pështyrë dhe shkelmuar? - shkruan Pirlo. - Unë isha në makinë me një shok dhe ky grup djemsh u përpoqën të futeshin në makinë. Më pas na goditën me shkelma makinën dhe na gjuanin me gurë, për fat nuk dolëm nga makina”.

Në video, i riu rrëfen dinamikën e sulmit, duke filmuar gjithçka me smartfon: janë katër prej tyre, ndoshta djem, me fytyrë dhe kokë të mbuluar me kapuç, duke e vështirësuar kështu identifikimin. 

Në vitin 2021, kur Nicolò ishte 17 vjeç dhe Andrea Pirlo ishte trajner i Juventusit, djali i futbollistit legjendar ishte kërcënuar me vdekje nga tifozët, që ishin kritikë për punën e babait të tij në stolin e skuadrës torineze.

“Ti dhe babai yt duhet të vdisni”, ishte teksti i mesazhit që kishte marrë nga Nicolò Pirlo, i cili e ka postuar me një screenshot në llogarinë e tij në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll