Sport

Lojërat Olimpike të Tokios: ryshfet, tenderë të manipuluar, hetimi po merr rrjedhë tjetër

Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat u zhvilluan në vitin 2021, janë në qendër të një sërë skandalesh, që kërcënojnë gjithnjë e më shumë ofertën e Sapporos për Lojërat Dimërore 2030.

17 Shkurt 2023, 10:40 Nga DOSJA
Lojërat Olimpike të Tokios: ryshfet, tenderë të manipuluar,
Haruyuki Takahashi, një ish-zyrtar i lartë i Lojërave të Tokios (në një karrige me rrota), akuzohet se ka marrë më shumë se 1.4 milionë euro ryshfet

JAPONI - Ish-shefi i një agjencie të madhe reklamash japoneze pranoi të premten se i kishte paguar ryshfet një menaxheri të organizimit të Lojërave Olimpike Tokio 2020 për të marrë një kontratë në lidhje me këtë ngjarje, në zemër të një sërë skandalesh.

Rrëfimi i tij në një gjykatë në Tokio vjen, pasi një hetim për tenderat e manipuluar në lidhje me Lojërat e kryeqytetit japonez vazhdon të rritet, duke hedhur hije mbi ofertën e Sapporos për të pritur Lojërat Olimpike dimërore 2030.

Prokurorët akuzojnë Shinichi Ueno, ish-president i ADK, agjencia e tretë më e madhe e reklamave në Japoni, se i ka paguar të paktën 14 milionë jen (98.000 euro) Haruyuki Takahashi, një ish-organizator kryesor i Lojërave të Tokios, në këmbim të një kontrate sponsorizimi për grupin e tij.

Prokurorët thonë se Ueno, 69 vjeç, ishte "i dëshpëruar" në vitin 2018, që agjencia e tij ende nuk kishte fituar një kontratë të lidhur me Lojërat dhe iu lut Takahashi për ndihmë.

Gjithashtu, i proceduar penalisht, Takahashi akuzohet se ka marrë një total prej 1.4 milionë euro ryshfet nga disa kompani, veçanërisht për dhënien e kontratave reklamuese.

Sapporo e ka pezulluar kandidaturën…

Prokurorët arrestuan këtë muaj një organizator tjetër të Lojërave të Tokios, Yasuo Mori, dhe tre biznesmenë së bashku, të dyshuar për manipulim të ofertave në lidhje me Lojërat Olimpike.

Skandali masiv ka njollosur ofertën e Sapporos për Lojërat Olimpike Dimërore 2030. Qyteti ka pezulluar ngjarjet promovuese dhe planifikon të anketojë popullsinë japoneze për të vlerësuar popullaritetin e ofertës së tij.

Dyshimet për korrupsion kanë qarkulluar prej kohësh edhe mbi kushtet për dhënien e Tokios 2020, Lojërat Olimpike të cilat më në fund u zhvilluan në vitin 2021 për shkak të pandemisë Covid-19.

Në mars 2019, presidenti i Komitetit Olimpik Japonez Tsunekazu Takeda dha dorëheqjen disa muaj, pasi u padit nga drejtësia franceze.

Takeda dyshohet se ka shpërblyer Black Tidings, një kompani me bazë në Singapor dhe e përshkruar si një "guaskë boshe" nga hetuesit francezë, përpara dhe pas përcaktimit të kryeqytetit japonez nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll