Sport

Tifozët e Trabzonsporti befasojnë Botën me koreografinë e tyre, homazh për tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë në Turqi

Tifozeria ka gjetur edhe mënyrën për të falenderuar shtetet e tjera që dhanë ndihmën e tyre për Turqinë, duke vendosur flamujt e tyre në kaskën e punonjësit të shfaqur në këtë koreografi.

16 Shkurt 2023, 21:43 Nga DOSJA
Tifozët e Trabzonsporti befasojnë Botën me koreografinë e

TURQI - Ndeshja e sotme mes Trabzonsporit dhe Bazelit ka nisur me një koreografi fantastike nga ana e tifozëve vendas. Tifozët ishin të gjithë me flamujt turq nëpër duar, ndërsa në foninë e stadiumit dëgjohet një muzikë tradicionale turke. Në tribunën kryesore shfaqet më pas një grusht që mban flamurin turk, si dhe imazhi i një punonjësi të kërkimit të trupave të viktimave të tërmetit shkatërrues që goditi kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, teksa në duar mban një foshnje.

Një gjetje mjaft e bukur për të  përkujtuar viktimat e kësaj tragjedie, si dhe për të falenderuar personat që shpëtuan jetë duke kërkuar trupat e banorëve nën rrënoja. Gjithashtu, tifozeria ka gjetur edhe mënyrën për të falenderuar shtetet e tjera që dhanë ndihmën e tyre për Turqinë, duke vendosur flamujt e tyre në kaskën e punonjësit të shfaqur në këtë koreografi. Mes këtyre flamujve gjendej edhe ai i Shqipërisë, që dha kontributin e vetë për t’i ardhur në ndihmë Turqisë në këtë moment tejet të vështirë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll