Sport

Sulmuesi brazilian Neymar, të mërkurën pjesëmarrës në një event pokeri në Paris...

Ambasadori i ‘PokerStars’, Neymar shkoi në një lojë pokeri në Paris të mërkurën, një ditë pasi PSG humbi ndaj Bayern (0-1). Madje ai u kualifikua për ditën e dytë të garës.

16 Shkurt 2023, 16:25 Nga DOSJA

Sulmuesi brazilian Neymar, të mërkurën pjesëmarrës

FRANCE - I zhgënjyer me PSG-në kundër Bayern Munichut në shtëpi, në ndeshjen e parë në fazën eliminatore të Champions League, të martën në mbrëmje, Neymar mori pjesë në një turne pokeri të mërkurën. 

Në Hyatt Regency, një hotel luksoz parizien, ambasadori i ‘PokerStars’ u eliminua shpejt në EPT Paris, një ngjarje e famshme. Po atë mbrëmje, ai u kthye për të luajtur në Mystery Bounty, një tjetër turne prestigjioz, hyrja e të cilit kushton 10.000 euro.

Sulmuesi brazilian Neymar, të mërkurën pjesëmarrës

Sipas informacioneve nga shumë faqe të specializuara, sulmuesi 31-vjeçar madje ka arritur të kualifikohet për ditën e dytë, duke u renditur i 30-ti nga 45 lojtarët e fundit të kualifikuar. Pasi la turneun e tij të pokerit, Neymar shkoi në një restorant të ushqimit të shpejtë i shoqëruar nga miqtë e tij.

Sulmuesi brazilian Neymar, të mërkurën pjesëmarrës

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll