Sport

Maroku do të presë Brazilin në mars, për një miqësore në Tangier...

Skuadra surprizë e Botërorit të fundit, ‘Luanët e Atlasit’, do të përballen në Tangier me ‘Selecaon’, numër 1 në renditjen e FIFA-s, gjatë pushimeve pranverore.

16 Shkurt 2023, 18:11 Nga DOSJA

Maroku do të presë Brazilin në mars, për një

MAROK - Njëra ishte një nga zbulimet e mëdha të Botërorit të fundit në Katar. Tjetri doli të ishte një nga zhgënjimet e mëdha të Botërorit. Skuadra marokene, e 4-ta në Katar, do të presë Brazilin, i eliminuar në çerekfinale nga Kroacia, më 25 mars, në Grand Stade të Tangerit në një ndeshje miqësore. Ky takim premton të jetë spektakolar dhe duhet të përjetojë entuziazëm të vërtetë popullor.

“Djemtë e Walid Regragui do të luajnë një ndeshje miqësore kundër kombëtares braziliane, e cila aktualisht dominon në renditjen botërore të FIFA-s, të shtunën më 25 mars në Grand Stade të Tangerit”, njoftoi Federata Marokene.

Maroku do të presë Brazilin në mars, për një

Për “Seleção” kjo ndeshje kundër Marokut do të jetë e vetmja në datat pranverore të FIFA-s, tha CBF. “Është fillimi i një cikli të ri për futbollin brazilian”,- ka komentuar presidenti i Federatës Ednaldo Rodrigues, i cili dëshiron “ta fillojë këtë kundër një kundërshtari të madh, si Maroku. Do të jetë një provë e mirë”. Në pritje të emërimit të një trajneri të ri të përhershëm, Ramon Menezes, trajneri U-20, do të drejtojë në stolin e Seleçaos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll