Sport

Anulohet aktakuza për korrupsion ndaj Al-Khelaïfit, në Botërorin e Atletikës...

Presidenti i PSG-së ishte paditur për “korrupsion aktiv” në vitin 2019 në rastin e Kampionatit Botëror të Atletikës në Doha. Një vendim i Gjykatës së Kasacionit, i jep fund procedimit ndaj tij.

16 Shkurt 2023, 17:27 Nga DOSJA
Anulohet aktakuza për korrupsion ndaj Al-Khelaïfit, në

FRANCE - Ky është fundi i një beteje të gjatë ligjore. Një fund i lumtur për Nasser Al-Khelaïfi. Sipas një vendimi të Gjykatës së Kasacionit, drejtësia franceze është "e paaftë për të ndjekur penalisht dyshimet për korrupsion" duke synuar shefin e PSG-së rreth kandidaturave për Kampionatin Botëror të Atletikës (nga viti 2017 dhe 2019).

Pasoja e këtij vendimi, i cili është përfundimtar: anulohet akuza për korrupsion aktiv ndaj Nasser Al-Khelaïfi, e shpallur më 23 maj 2019. “Jam i kënaqur me këtë vendim që është në përputhje me ligjin dhe kujtoj se Nasser Al-Khelaïfi gjithmonë ka mohuar të ketë kryer shkeljen më të vogël në këtë rast”,- ka reaguar pas vendimit Francis Szpiner, avokat i Al-Khelaïfit.

Dyshimet lidhen me dy pagesa në vlerë prej 3.5 milionë dollarësh, të bëra në vjeshtën e vitit 2011 nga kompania Oryx Qatar Sports Investments (QSI), e drejtuar nga Khalid Al-Khelaïfi, vëllai i Naserit, për përfitimin e një kompanie të marketingut sportive, të drejtuar nga Papa Massata Diack, djali i ish-presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF) Lamine Diack. 

Katari do të kishte marrë në këmbim mbështetjen e ish-shefit të madh të atletikës Lamine Diack për të pritur Kampionatin Botëror të Atletikës 2017, organizuar nga IAAF dhe Olimpiadën 2020. Vdekja e Diack në dhjetor 2021 fshiu procedimin penal kundër tij.

Vitin e kaluar, Nasser Al-Khelaïfi u lirua gjithashtu nga drejtësia zvicerane në një rast korrupsioni mbi shitjen e të drejtave televizive për Kupat e Botës 2026 dhe 2030. Prokuroria kishte kërkuar 28 muaj burg për liderin parizien. Më në fund ai u largua pa u ndjekur penalisht, siç ishte rasti gjatë gjykimit të tij në shkallën e parë në tetor 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll