Sport

Kongresi i 47-të, UEFA zyrtarizon kandidatët për president & anëtarë të KE. Duka garon për një mandat të dytë…

Janë 13 kandidatë që do të garojnë për 9 vende e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

16 Shkurt 2023, 16:44 Nga DOSJA

Kongresi i 47-të, UEFA zyrtarizon kandidatët për president &

ZVICER - UEFA ka zyrtarizuar sot listën përfundimtare të kandidaturave për postin e presidentit të UEFA-s dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që do të zgjidhen në Kongresin e 47-të të zakonshëm të UEFA-s. Kongresi do të mbahet në Lisbonë, Portugali, më datën 5 prill 2023.

Në komunikatën për media në lidhje me këtë proces, UEFA bën me dije se të gjithë kandidatët iu nënshtruan një kontrolli të përshtatshmërisë nga një komitet zgjedhor, i përbërë nga anëtarë të Komitetit të Qeverisjes dhe Pajtueshmërisë së UEFA-s dhe të gjithë e kaluan me sukses këtë kontroll të përshtatshmërisë.

Në garë për t’u rizgjedhur si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili garon për një mandat të dytë. Janë 13 kandidatë që do të garojnë për 9 vende e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Ndërsa, kandidati i vetëm për postin e Presidentit të UEFA-s është Aleksandër Ceferin, i cili synon të rizgjidhet në këtë post për një tjetër mandat.

Kongresi i 47-të, UEFA zyrtarizon kandidatët për president &
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll