Sport

Shpërthen kampionia Luiza Gega: "Ndihem e ofenduar nga buxheti i sportit... federatat e tjera kur ta meritojnë!"…

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur një fond prej 1 miliardë e 494 milionë lekë të vjetër, për 17 federatat e shumësportshit në Shqipëri për vitin 2023

16 Shkurt 2023, 19:44 Nga DOSJA

Shpërthen kampionia Luiza Gega: "Ndihem e ofenduar nga buxheti i

TIRANE - Mungesa e transparencës, vonesat në lëvrimin e fondeve, ulja e buxhetit për sportin dhe ndarja sipas një sistemi pikëzimi, ka sjell debate dhe pakënaqësi mes Federatave dhe vetë protagonistëve. 

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur një fond prej 1 miliardë e 494 milionë lekë të vjetër për 17 federatat e shumësportshit në Shqipëri për vitin 2023, një shumë kjo më e ulët në raport me një vit më parë, 1.8 miliardë, i shpërndarë në dy këste.

Kjo ulje në buxhet nuk është pritur mirë nga kampionia e Europës, Luiza Gega, e cila ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Shpërthen kampionia Luiza Gega: "Ndihem e ofenduar nga buxheti i

“Sinqerisht, kam vërtet përshtypjen që ministrja Evis Kushi s’ka dijeni për këtë logjikën e ndarjes së këtij buxheti. Shpresoj që ta shikojë sa më shpejt. Personalisht si sportiste elitare nuk kam ndonjë interes sado që të jetë buxheti i Federatës por duke qenë se ai ndahet nga performanca që kanë pasur sportistët vitin e kaluar, ndihem e ofenduar që Federatës sime, në vend që t’i ngrihej buxheti, përkundrazi, i është ulur dhe disa Federatave të tjera, ku me gjithë respektin kur ta meritojnë”, shkruan Luiza Gega.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll