Sport

Pas humbjes me kuqezinjtë, Conte ‘braktis’ Tottenhamin, qëndron në Itali për pushime...

Trajneri italian i Spurs, pak ditë më parë iu nënshtrua një operacioni për të hequr tëmthin dhe ka kundërshtuar urdhrat e mjekëve për të pushuar për 15 ditë. Gjithsesi pas përfundimit të ndeshjes Milan-Tottenham (1-0), ai ka vendosur të qëndrojë në Itali.

16 Shkurt 2023, 13:19 Nga DOSJA

Pas humbjes me kuqezinjtë, Conte ‘braktis’ Tottenhamin,

ANGLI - Pa Antonio Conten, por me ndihmësin e tij Christian Stellini në drejtimin teknik, Tottenham mori rrugën për në Londër dhe ka nisur përgatitjet për të dalë në fushë për ndeshjen e ardhshme kundër West Ham.

Trajneri italian i skuadrës londineze të Spurs, së fundmi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e fshikëzës së tëmthit, pasi pati dhimbje të forta në bark, të cilat e detyruan të humbiste derbin e Manchester Cityt më 5 shkurt. 

Megjithatë, ai i ka kundërshtuar udhëzimet e mjekëve për të pushuar për 15 ditë dhe u rikthye në pankinë për ndeshjet kundër Leicesterit dhe Milanit, një vendim që rezultoi i kundërt...

Ndërkohë, Tottenham njoftoi se trajneri 53-vjeçar nuk udhëtoi me pjesën tjetër të ekipit dhe qëndroi në Itali pas ndeshjes kundër kuqezinjve të Milanit, ku do të jetë pranë familjes për disa ditë për të rikthyer shëndetin e tij në 100%.

Pas humbjes me kuqezinjtë, Conte ‘braktis’ Tottenhamin,

Teksa mungon, frenat e skuadrës i kalojnë Christian Stellinit , i cili u ul në buzë të pankinës në fitoren ndaj Man.Cityt (1-0).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll