Sport

Instagrami e bën të pasur Georginian: ja sa vlejnë historitë dhe postimet e saj...

Partnerja e Cristiano Ronaldos fitimet më të mëdha i ka nga fushatat reklamuese në Instagram

16 Shkurt 2023, 15:44 Nga DOSJA

Instagrami e bën të pasur Georginian: ja sa vlejnë historitë

ARABIA SAUDITE - Georgina Rodríguez është influencuesja spanjole me më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Në Instagram, ajo ka arritur më shumë se dyzet e gjashtë milionë ndjekës. Dhe falë këtij ekspozimi mediatik, zonja CR7 siguron fitime të mëdha ekonomike.

Instagrami e bën të pasur Georginian: ja sa vlejnë historitë

Sipas ‘Look’, partnerja e Cristiano Ronaldos ka një listë vërtet të rëndësishme, kur bëhet fjalë për lidhjen e emrit të ndonjë kompanie me emrin e saj. Një histori e postuar nga Georgina në Instagram vlen 12 mijë euro, për të pasur një postim me etiketën e markës mund të arrijë lehtësisht në 60 mijë. 

Nëse më pas bihet dakord për një video live, flasim për mbi 100.000 euro për t'u paguar. Kontrata e fundit e firmosur nga modelja me markën e modës Elisabetta Franchi i kalon 400 mijë euro. Dhe brenda kësaj shifre, nuk është dakorduar asnjë dalje e ardhshme publike e veshur me veshjet e markës. Një dëshmi e jashtëzakonshme. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elisabetta Franchi (@elisabettafranchi)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll