Sport

Jose Mourinho nxiton ‘bosin’ Friedkin: "Mos prit qershorin, që të flasësh me mua"...

Trajneri u dërgon një mesazh pronarëve për të ardhmen, në prag të ndeshjes ndaj Salzburgut për Europa League

16 Shkurt 2023, 15:27 Nga DOSJA
Jose Mourinho nxiton ‘bosin’ Friedkin: "Mos prit qershorin,

ITALI - “Nuk kam folur me klubin, por jam këtu çdo ditë”,- tha ai në prag të ndeshjes jashtë fushe të Romës në Napoli. “Mund të isha larguar në dhjetor, por në vend të kësaj qëndrova”,- janë fjalët pas fitores së Romës ndaj Empolit, duke iu referuar ofertës së Federatës Portugeze për të drejtuar kombëtaren e vendit të tij. 

Dhe tani është José Mourinho që i dërgon një mesazh të ri klubit verdhekuq, duke nxitur pronarin Friedkins. "Jemi në mes të shkurtit, a mendoni se pronarët duan të flasin me mua në qershor, sepse atëherë përfundon kampionati? Sinqerisht, më duket pak vonë,"- tha ‘Special One’ në prag të ndeshjes së parë të Europa League në transfertë kundër Salzburgut.

"Çfarë të pres? Unë nuk pres asgjë, por ata e dinë se çfarë mund të presin nga unë, askush në Trigoria nuk punon më shumë se unë, - tha përsëri Mourinho. - Lamtumira e mundshme në dhjetor? Kisha mundësinë të shkoja, por vendosa të rri. Dhe historia përfundoi këtu”,- shtoi ai, duke konfirmuar edhe një herë zërat e tregut. Trajneri portugez ka kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2024.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll