Bota

Rita Ora uron 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Faleminderit për të gjitha këto vite mbështetje

Në një video-mesazh për transmetuesin publik të Kosovës, Rita nuk nguroi të shprehte edhe një herë mirënjohjenpër bashkëkombësit e saj, që e mbështetën gjithmonë në rrugën drejt suksesit.

16 Shkurt 2023, 17:36 Nga A.B
Rita Ora uron 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës:
Rita Ora

BRITANI E MADHE- Ylli ndërkombëtar i muzikës me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka bërë një urim për shqiptarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë. Në një video-mesazh për transmetuesin publik të Kosovës, Rita nuk nguroi të shprehte edhe një herë mirënjohjenpër bashkëkombësit e saj, që e mbështetën gjithmonë në rrugën drejt suksesit.

“Përshëndetje RTK, jam Rita Ora. Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, thotë Ora.

Video-mesazhi i plotë i këngëtares shqiptare do të transmetohet i plotë në koncertin festiv të RTK-së me rastin e përvjetorit të Pavarësisë, të titulluar “Rrno për me tregue”.

Rita ka qenë e para këngëtare shqiptare nga Kosova e cila ka depërtuar në tregun e huaj të muzikës.

rita ora

Sondazh

Poll