Bota

Media serbe 'Danas': Bideni këtë vit s’ia përmendi Vuçiçin njohjen e Kosovës

Këtë vit Biden duket se po përdor një qasje më të moderuar, ndaj thekson normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa në vitet e kaluara formulimi përmbante vetëm dialogun përveç normalizimit të rezultojë me njohje reciproke.

16 Shkurt 2023, 17:18 Nga k.m.
Media serbe 'Danas': Bideni këtë vit s’ia
Joe Biden

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si në vitet e kaluara, ka pranuar urimet e shumë shtetarëve botërorë me rastin e festës kombëtare, ndër ta, edhe të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Mirëpo, urimi i sivjetshëm i Biden-it dallon nga të mëparshmit në pjesën që i referohet Kosovës. Këtë vit Biden duket se po përdor një qasje më të moderuar, ndaj thekson normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa në vitet e kaluara formulimi përmbante vetëm dialogun përveç normalizimit të rezultojë me njohje reciproke.

Në letrën e urimit që Vuçiç mori pak ditë më parë, ndër të tjera thuhet: Në vitin në vijim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nën kujdesin e BE. Ne mirëpresim mbështetjen tuaj për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin, i cili do të kontribuojë në krijimin e një të ardhmeje më paqësore dhe prosperuese për rajonin.

Vitin e kaluar, Biden shkroi: Aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen gjithashtu nga përparimi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, unë besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke.

Në vitin 2021, presidenti i SHBA-së ishte gjithashtu i qartë: Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen e Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të ndërmerrni hapa të ashpër për të arritur këtë qëllim - duke përfshirë zbatimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën.

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken foli vetëm për normalizimin e marrëdhënieve.

“Udhëheqësit serbë dhe të Kosovës do të “bëjnë kompromise të vështira” për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, gjë që do të sjellë siguri dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor,”- tha Blinken, duke uruar Serbinë për Ditën e shtetësisë.

Për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në urimin e tij për Festën Kombëtare ka shkruar edhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Në vitin 2020, ndër të tjera, ai shkruante: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën duhet të mbetet prioritet në rrugën drejt integrimit evropian të Serbisë.

Marrë dhe përkthyer nga Danas

joe biden

Sondazh

Poll