Bota

'Babi do shpëtojmë'?/ Rrëfimi rrëqethës i babait nën rrënoja me vajzën e tij: Nëse do kisha 2 shtëpi, njërën do e shisja vetëm për pak ujë

Ai madje pretendoi se ishin të dehidratuar dhe besonte se do të vdisnin nga etja. Megjithatë, pas 24 orësh ata arritën të gjenin shishe uji në errësirë. 

16 Shkurt 2023, 16:51 Nga a.l
'Babi do shpëtojmë'?/ Rrëfimi rrëqethës i
Cem Okur dhe vajza e tij 8 vjeçe

TURQI-  Në vazhdën e tërmetit të madh që bëri kërdinë në Turqinë juglindore dhe në veri të Sirisë, histori tronditëse të të mbijetuarve që arritën të çliroheshin nga rrënojat në lagjen Defne të provincës Hatay po dalin vazhdimisht në dritë. E tillë është edhe ajo e 42- vjeçarit Cem Okur dhe vajzës së tij 8- vjeçare të cilët u çliruan nga rrënojat e pallatit pesëkatësh ku jetonin pas 101 orësh. Mediat e huaja raportojnë se ata ishin të bllokuar në errësirë ​​totale në një hendek 90 cm midis tavanit dhe dyshemesë së banesës së tyre. 

Për të harruar gjithë momentin e tmerrshëm, siç kanë deklaruar ata, kanë luajtur vazhdimisht “shkëmb, gërshërë, letër”. Më në fund, pas 101 orësh, ekipet e shpëtimit i gjetën dhe pasi gërmuan rrënojat, i liruan. Nëna e 42-vjeçarit, e cila jetonte në të njëjtën shtëpi, u gjet e vdekur në një dhomë tjetër, teksa ishte shtypur nga rrënojat. Babë e bijë janë shtruar në spital, ndërsa Okur tha se po përqafonte vajzën e tij për ta mbajtur ngrohtë, duke i thënë se do të shpëtonin, pavarësisht se mendonte se nuk do të gjendeshin kurrë. 

"Tërmeti ishte si një shpërthim i tokës - ishte si Harmagedoni. Minutat e para ishin të tmerrshme. Dyshemetë sipër nesh u shkatërruan dhe tavani sipër nesh u shemb duke na 'ngecur' në një hendek më pak se një metër të lartë. Ne nuk mund të shihnim asgjë dhe duhej të zvarriteshim përgjatë dyshemesë për të qenë me njëri-tjetrin. Më dukej sikur nuk kishte ajër”, tregoi ai. 

Ai madje pretendoi se ishin të dehidratuar dhe besonte se do të vdisnin nga etja. Megjithatë, pas 24 orësh ata arritën të gjenin shishe uji në errësirë. 

Nëse do të kisha dy shtëpi, do ta shisja me kënaqësi njërën, vetëm për pak ujë që të na mbante gjallë”, tha ai. 

Më tej ai tha se ndjente “dhimbje” teksa mendonte se nëna e tij mund të kishte vdekur në dhomën ngjitur, por u përpoq të mos ia tregonte vajzës së tij ankthin. 

Fëmija im është kaq i rëndësishëm për mua. Jam munduar t'i them vazhdimisht se do t'ia dalim. Ishim shumë afër njëri-tjetrit dhe luanim gjithmonë shkëmb, letër, gërshërë, por nuk buzëqeshnim. Kemi kënduar edhe disa këngë, kemi treguar histori dhe jemi lutur së bashku që Zoti të na shpëtojë”, shtoi ai. 

Nga ana e tij, vajza tetëvjeçare theksoi se i thoshte vazhdimisht babait të saj: “Babi mbaje fjalën dhe më shpëto”, ndërsa herët e tjera i thoshte: “Babi, më mungon shumë fytyra jote. Dua të të shoh”. 

Në një tjetër moment të intervistës së tij për mediat britanike, ai pohoi se disa herë ka përdorur copa rrënojash dhe ka goditur në një mur për ta dëgjuar shpëtimtarët. Veprimi i tij dha rezultat dhe ekipet e shpëtimit i gjetën. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll