Bota

Solidarizimi/ Hollanda mbledh rreth 90 milionë euro në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Michiel Servaes, kryetar i aksionit 'Giro555' tha se shumë njerëz kanë kontaktuar dhe kanë dhuruar shuma të mëdha parash duke u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri. 

16 Shkurt 2023, 17:25 Nga a.l
Solidarizimi/ Hollanda mbledh rreth 90 milionë euro në ndihmë
Hollanda mbledh donacione për të prekurit nga tërmeti

HOLLANDË- Më shumë se 88 milionë euro janë mbledhur në 'Giro555' për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri. Njoftimi u bë i ditur për mediat në qendrën e veprimit në Sound & Vision në Hilversum në ditën kombëtare të aksionit.

Më shumë se 170 holandezë të njohur u shpërndanë gjatë ditës nga orët e para të mëngjesit deri në orën njëmbëdhjetë të mbrëmjes, së bashku me shumë vullnetarë të tjerë. 

Michiel Servaes, kryetar i aksionit 'Giro555' tha se shumë njerëz kanë kontaktuar dhe kanë dhuruar shuma të mëdha parash duke u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri. 

'Është e pabesueshme se sa para janë dhënë në të gjithë Holandën. Kaq shumë njerëz kanë marrë masa duke telefonuar panelin tonë, duke dhuruar online, por janë ngritur edhe aksione në të gjithë vendin nga të rinj e të mëdhenj. Dhe të gjitha ato para nevojiten shumë dhe shpenzohen mirë për ndihmën urgjente në Turqi dhe Siri", tha ai. 

'Giro555' mbetet i hapur për viktimat e tërmetit. Numri i të vdekurve nga tërmeti mund të arrijë në 50,000,  kontraktorët paditen.

termet ne turqi

Sondazh

Poll