Bota

Ministri i Jashtëm Izraelit vizitë në Kiev/ Takohet me presidentin Zelenskyy, diskutojnë për hapjen e ambasadës në kryeqytet

Izraeli ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën që nga lufta e nisur nga Rusia më 24 shkurt 2022.

16 Shkurt 2023, 17:20 Nga a.l
Ministri i Jashtëm Izraelit vizitë në Kiev/ Takohet me
Ministri i Jashtëm Izraelit

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Izraelit ka vizituar sot kryeqytetin ukrainas, Kievin ku ka zhvilluar një takim me presidentin Volodymyr Zelenskyy. Siç raportojnë edhe mediat e huaja, fokusi i bisedimeve ka qenë rihpaja ambasadës izraelite në kryeqytet. 

"Unë arrita sot në vizitën e parë të një ministri izraelit në Kiev që nga shpërthimi i armiqësive," tha Eli Cohen në një deklaratë nga Ministria e Jashtme izraelite.

Vizita e së enjtes ishte e para për Cohen që nga marrja e detyrës si ministër i Jashtëm në dhjetor 2022.

“Vitin e kaluar, Izraeli qëndroi pranë popullit ukrainas dhe Ukrainës dhe sot do ta kthejmë ambasadën izraelite në Kiev në aktivitet të vazhdueshëm me synimin për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve', tha Cohen. 

Izraeli ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën që nga lufta e nisur nga Rusia më 24 shkurt 2022.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll