Bota

E rrallë! Mbijetoi 248 orë nën rrënojat e tërmetit në Turqi, 17- vjeçarja që u shpëtua mban mbiemrin 'ajo nuk vdes' (ME VIDEO)

Vullnetarët, kryesisht minatorët që kanë mbërritur në zonat e prekura nga pjesë të ndryshme të Turqisë, janë ende në kërkim të të mbijetuarve në rrënojat. 

16 Shkurt 2023, 16:46 Nga a.l
E rrallë! Mbijetoi 248 orë nën rrënojat e tërmetit
Tërmet në Turqi

TURQI- Një vajzë 17-vjeçare u shpëtua më herët të enjten nga rrënojat e një ndërtese në provincën jugore të Kahramanmaras, 248 orë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë. Alaina Elmez, mbiemri i së cilës do të thotë "ajo që nuk vdes", është ndër të paktat e mbijetuara që ende gjenden në rrënojat e ndërtesave që u shembën nga tërmeti 7.8 ballë, pavarësisht se kanë kaluar dhjetë ditë dhe zona është pushtuar nga i ftohti. 

Siç raportojnë mediat e huaja, e reja ishte e vetëdijshme në kohën kur shpëtimtarët e liruan dhe ishte në gjendje t'i mbyllte sytë, siç u pyet nga mjekët në vendngjarje. Me lot në sy, xhaxhai i saj puthi vullnetarët që e shpëtuan një nga një. 

"Ne jemi shumë të gëzuar. Është e pakrahasueshme të shohësh gëzimin e familjes”, tha Ismail, një nga shpëtimtarët.

Vullnetarët, kryesisht minatorët që kanë mbërritur në zonat e prekura nga pjesë të ndryshme të Turqisë, janë ende në kërkim të të mbijetuarve në rrënojat. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll