Aktualitet

Ekstradimi i ‘spiunes’ drejt Rusisë, shtyhet sërish seanca, shkak mungesa e avokatëve mbrojtës

Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan nga policia pasi po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh.

16 Shkurt 2023, 14:36 Nga F.M
Ekstradimi i ‘spiunes’ drejt Rusisë, shtyhet sërish
Svetlana Timofeeva

ELBASAN- Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për lejimin e ekstradimit të 33-vjeçares ruse Svetlana Timofeeva. Mësohet se gjyqi shtyhet për në datën 03:03:2023 në 09:30. Shkak është bërë mungesa e avokatëve të ruses, që u kap në uzinën e Gramshit.

Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan nga policia pasi po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh.

Ata tentuan që të futen në ambiente e brendshme të magazinës, pasi u diktuan nga ushtarët shqiptarë të cilët u  bënë shenjë që të ndalojnë. Ndërsa Svetlana Timofeva ka kërkuar nga drejtësia shqiptare që të mos lejojë ekstradimin e saj drejt Moskës.

ruset sulmojne uzinen e gramshit svetlana timofeeva

Sondazh

Poll