Politike

Këlliçi para protestuesve: Do futesha në Kuvend për të bërë dy pyetje, ça bëhet me qiratë e banorëve të Kombinatit?

Gjatë fjalës së tij para protestuesve të tij, Këlliçi ka deklaruar se pyetja e parë ishte në lidhje me qiratë e padhëna për banorët e Kombinatit.

16 Shkurt 2023, 10:36 Nga I.A
Këlliçi para protestuesve: Do futesha në Kuvend për
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka treguar dy pyetjet që do të bënte ditën e sotme në seancën plenare të Kuvendit. Gjatë fjalës së tij para protestuesve të tij, Këlliçi ka deklaruar se pyetja e parë ishte në lidhje me qiratë e padhëna për banorët e Kombinatit. Ndërkohë që pyetja e dytë ishte në lidhje me emigrimin masiv të shqiptarëve drejt BE-së.  

"Do t’ju them nja dy “sihariqe” që i morëm vesh sot që në mëngjes. E para, arsyeja pse donim të hynim në parlament ishte për të bërë nja dy pyetje. Se u pyeta nga gazetarët qëparë pse do të hysh sot në seancë kur nuk është çështja e McGonigali!!! Por kisha nja dy pyetje. E para se takova banorë të Kombinatit që më thanë se kemi dy muaj që nuk marrim bonusin e qerasë. Doja të më jepnin ndonjë përgjgije se çfarë bëhet me këta banorë se janë nja 100 familje aty, meqë qenka çështje kaq e parëndësishme për parlamentin. E dyta, mora një statistikë që numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në BE nga viti 2021 deri në vitin 2023, është rritur me katërmijë përqind dhe doja të pyesja: a keni ndonjë të dhënë për këto?!" tha Këlliçi.

belind këlliçi protesta e opozites 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll