Politike

Garda s'i lejon të futen brenda, Këlliçi: Kjo është çmenduri, Rama është tërbuar nga McGonigal, por nuk do të shpëtojë, jam përjashtuar pa folur asnjë fjalë

Ramën, Këlliçi e konsideroi hajdut. 

16 Shkurt 2023, 10:16 Nga F.M
Garda s'i lejon të futen brenda, Këlliçi: Kjo
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi e ka konsideruar çmenduri vendimin e kryetares së Kuvendit për përjashtimin e tij dhe të deputetëve të tjerë të Partisë Demokratike. ë një prononcim për mediat, Këlliçi tha se Garda, në vend që të ndalojë futjen e deputetëve të PD-së në Kuvend, duhet të ndalojë kryeministrin Edi Rama. Këtë të fundit, Këlliçi e konsideroi hajdut. 

Pjesë nga fjala e Këlliçit: 

Kjo është një çmenduri e Edi Ramës, kjo është cmenduri e Lindita Nikollës, është e disata herë që unë përjashtohem nga Kuvendi pa folur. A kanë fytyrë këta të dalin përpara njerëzve. Nxjerrin Gardën këtu, nga kush e mbrojnë këta Kuvendin, nga unë? Nga Belind Këlliçi? Pse nuk e ndalojnë këta kryeministrin Edi Rama që vjedh. Kërkojmë fjalën për procedurë nuk na jepet fjala. Unë e di që dosja e McGonigal e ka tërbuar, por nuk do të shpëtojë. Thjesht po shtyn agoninë e tij. Ne duhet të futemi në seancë plenare dhe Garda është këtu për të zbatuar ligjin. Nuk më intereson asgjë, unë aktualisht që po flas duhet të jem në seancë. 

Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

 

belind kellici protesta e opozites 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll