16 Shkurt 2023, 10:26
Nga I.A
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur para protestuesve të mbledhur përpara Kuvendit, pasi nuk u lejua të futej brenda në sallë. Gjatë fjalës së tij, Noka u shpreh se vendimi për përjashtimin e tyre tregon panikun e tmerrshëm që ka kapur kryeministrin Rama. Po ashtu, ai u shpreh se qytetarët nuk do të pranojnë të përfaqësohen më nga një njëri i korruptuar.
"Sot siç e patë ju, deputetët e PD-së dhe opozitës, ne përfaqësuesit tuaj u ndaluam për të disatën herë, të hyjmë në kuvendin ku ju na keni votuar për të ju përfaqësuar. Edi Rama sot dhe gjithë këto ditë, ka treguar se është në një panik të tmerrshëm. Ai më shumë se kushdo tjetër në këtë tokë, e di se ku ka shkelur, se çfarë ka bërë. Ai më shumë se kushdo tjetër i di mëkatet e ti, ndaj paniku nuk e shpëton dot. Ai është nën panik, ai mendon se duke bllokuar zërin e deputetëve të opozitës, duke e kthyer parlamentin në një burg me roje, ku të mos hyjnë deputetët, duke tentuar të zhdukë parlamentarizmin, sepse ai ka pasur dhe ka një urrejtje gjenetike për fjalën e lirë dhe parlamentin. Ai mendon se do të ja hedhë. I ka bërë llogaritë gabim. Edi Rama është i pashpresë. Qytetarët e këtij vendi nuk mund të pranojnë më që të kenë për kryeministër McGonigalin. McGonigali e ka vendin në burg dhe jo kryeministër i këtij vendi.
Shqiptarët e lirë nuk mund të pranojnë që të kenë për kryeministër, një njeri i cili për 9 vite rresht nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend, por ka punuar, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë dhe sekondë për të luftuar PD-në dhe opozitën shqiptare. Ka luftuar çdo ditë, çdo orë, çdo minutë dhe sekondë për të zhdukur opozitën. Ai u kap në flagrancë duke minuar demokracinë me McGonigalin, Agron Nezën dhe Duçkën. Ai është kapur në korrupsion dhe duke korruptuar dhe shqiptarët kurrë nuk mund të pranojnë të kenë për kryeministër, një njeri i cili është i korruptuar, sepse shqiptarët sepse ju nuk jeni të korruptuar, asnjëri prej jush nuk e njeh korrupsionin. Ju jeni njerëz të lirë, jeni njerëz të vlerave. Ju jeni njerëz që keni ndërtuar me djersë dhe mund e jo me korrupsion. Taksat e shqiptarëve janë vjedhje prej 9 vitesh. Paratë tuaja kanë përfunduar gjatë gjithë këtyre viteve në xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij, ndaj ne i themi atij; uji i kaminës po sos Edi Rama.
Ti nuk je më përfaqësues i joni. Sepse ne nuk mund të pranojmë të përfaqësohemi nga një i korruptuar. Sepse ne nuk mund të pranojmë që në krye të qeverisë të jenë një njeri i cili është etiketuar botërisht, si turpi i Shqipërisë, si turpi i demokracisë, si turpi i shqiptarëve. Ndaj çdo përpjekje e Edi Ramës dhe kukullave të tij është e kotë, askush nuk do të mund të ndalë revolucionin që po vazhdon " tha Noka.
flamur noka protesta e opozites 16 shkurt 2023
Politike
14 Shkurt 2023, 13:51
f.g
Tom Doshi, Charles McGonigal dhe Ilir Meta
TIRANE- Tom Doshi është politikani me të cilin ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal zhvilloi nj&e...
Politike
16 Shkurt 2023, 10:16
F.M
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi e ka konsideruar çmenduri vendimin e kryetare...
Politike
16 Shkurt 2023, 10:10
F.M
Deputetët e PD
TIRANË- Deputetët e përjashtuar nga Kuvendit, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka kanë mbër...
Politike
16 Shkurt 2023, 10:08
F.M
Deputetët e PD
TIRANË- Kanë nisur tensionet në dyert e Kuvendit. Deputetët e përjashtuar nga Kuvendit, Flamur Noka, Beli...
Politike
16 Shkurt 2023, 10:02
F.M
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka kërkuar futjen e deputetëve të Opozitës në Kuv...
Politike
16 Shkurt 2023, 10:02
F.M
Kuvendi
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar një kërkesë për ankimimin e venditmit për p&eu...
Politike
16 Shkurt 2023, 10:00
F.M
Deputetët drejt Kuvendit
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është nisur drejt Kuvendit, ku do të mbahet seanca p...
Politike
16 Shkurt 2023, 09:49
F.M
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Enkelejd Alibeaj nuk ka dashur të komentojë protestën që Opozita do të zhvillojë sot para Kuven...
Politike
16 Shkurt 2023, 09:45
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu. Në një njoftim për shtyp, Partia Demokratik...
Politike
16 Shkurt 2023, 09:24
I.A
Charles McGonigal dhe Edi Rama
SHBA- Çështja e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal ka marrë vëmendjen e gazetar&e...