Politike

Përfundon takimi me Berishën! Grupi i PD merr porositë dhe niset drejt Kuvendit

Ndërkohë, Berisha nuk ka dalë ende.

16 Shkurt 2023, 10:00 Nga F.M
Përfundon takimi me Berishën! Grupi i PD merr porositë dhe niset
Deputetët drejt Kuvendit

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është nisur drejt Kuvendit, ku do të mbahet seanca plenare. Ata kanë dalë nga selia blu ku po zhvillohej një mbledhje me kryedemokratin Sali Berisha dhe janë nisur me këmbë drejt Parlamentit. Ndërkohë, Berisha nuk ka dalë ende.

Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.

 

protesta e opozites 16 shkurt 2023 sali berisha

Sondazh

Poll