Politike

Ankimimi për vendimin e përjashtimit të deputetëve të PD, Bylykbashi: Duhet të marrin pjesë në seanca, Rama kërkon ta zbrasë parlamentin nga Opozita

Bylykbashi tha se PD ka bërë ankimim në Byronë e Kuvendit dhe se deri në daljen e një vendimi, ata duhet të jenë pjesë e seancës.

16 Shkurt 2023, 10:02 Nga F.M
Ankimimi për vendimin e përjashtimit të deputetëve të
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka kërkuar futjen e deputetëve të Opozitës në Kuvend. Para nisjes së seancës, në një prononcim për mediat, Bylykbashi tha se PD ka bërë ankimim në Byronë e Kuvendit dhe se deri në daljen e një vendimi, ata duhet të jenë pjesë e seancës.

Pjesë nga fjala e Bylykbashit: 

Është bërë një ankim për deputetët që janë ndëhskuar në mënyrë të paligjshme për përjashtimin nga senaca. Ky ankim detyron menjehrë Kuvendin të pezullojë këtë përjashtim dhe deri në shqyrtim, deputetët kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat plenare me të drejtat e plota. Deri sa ta marrë nën shqyrtim byroja, deputetët duhet të jenë pjesë dhe ky vendim për sanksion duhet të pezullohet, Kemi kërkuar që të merren masa dhe që deputetët të mos poengohen të futen brenda. Përndryshe nuk jemi asgjë tjetër veçse një gjëje shumë të qartë. Rama po përdor gjithçka për të sulmuar Opozitën. Kjo është një suthi që po përfshin çdo ditë e më shumë këtë kryeministër. Ne kërkojmë që afera e McGonigal të hetohet dhe të dalin jashtë të gjitha ato ligje kriminale për të cilat janë para drejtësisë shtetas të tjerë në Amerikë. Rama kërkon të zbrasë parlamentin nga Opozita, kjo është e papranueshme.

oerd bylykbashi protesta e opozites 16 shkurt 2023 seance plenare 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll